Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret

Ka ardhur momenti t’i jepni një pamje origjinale ambienteve të shtëpisë apo biznesit tuaj? Ju pëlqejnë ngjyrat e veçanta? Nuk do të ishte aspak një ide e keqe nëse e nisni gjithçka duke lyer muret me ngjyrat më në trend dhe me bojëra cilësore. Një ngjyrë e zgjedhur mirë ka aftësinë të transformojë në mënyrë radikale pamjen dhe ndjesitë që përçojnë të gjitha dhomat apo ambientet e hapësirave ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Madje, një bojë cilësore dhe ekologjike krijon edhe një klimë më të shëndetshme, gjë që sigurisht është në favorin tonë.

Continue reading “Zbuloni trendin e ngjyrave për muret dhe si t’i bëni tuajat ato më cilësoret”

Ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, ja pse duhet të zgjedhim termoizolimin

Shpesh termoizolimi i shtëpisë konsiderohet si një shpenzim i tepërt, diçka që kërkon shumë impenjim ose përbën luks. Kjo bindje mbetet e pabazuar në fakte dhe gati-gati është një mit, i cili përjashton një alternativë të sigurt, një sitl jetese moderne, të shëndetshme dhe tejet komode. Në fakt termoizolimi i shtëpisë përbën një nevojë primare të gjithësecilit për të krijuar një klimë ideale brenda mureve të shtëpisë, me temperatura komode dhe konstante.

Continue reading “Ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, ja pse duhet të zgjedhim termoizolimin”

Gjithçka që duhet të dini për të shtruar pllakat “me forcat tuaja”

Pllakat janë një alternativë dhe ivestimi ideal për të veshur të gjitha sipërfaqet e shtëpisë, si për shembull dyshemetë apo muret e të gjitha dhomave. Të lehta për t’u montuar dhe tejet praktike për t’u mirëmbajtur, prej dekadash pllakat janë një nga llojet e veshjeve më të përhapura në të gjithë botën. Shumëllojshmëria e modeleve, rezistenca e lartë ndaj goditjeve. ndaj lagështirës apo ndaj temperaturave, janë vetëm disa nga arsyet kryesore pse pllakat janë aq shumë të preferuara nga të gjithë.

Continue reading “Gjithçka që duhet të dini për të shtruar pllakat “me forcat tuaja””