Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

TECHNICAL DATA

Pamja: Pluhur
Paketimi: Thase letre  20kg ne paleta me 1080 kg
Ngjyra: Gri
Kokrrizimi:< 0.3mm
Masa vellimore ne te thate:  ͌ 1200 kg/m3
Masa vellimore e llacit te njome:  ͌ 1700 kg/m3
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri ,12 muaj nga data e prodhimit
Ujë për përzjerjen: 6 – 6.5 litra/thes
Temperaturat e aplikimit: Nga 50C deri në 350C
Trashësia maksimale e aplikimit per shtrese: 5mm
Konsumi: 1.2 -1.5 kg/m2/mm
Shtresat e aplikimit: Dy duar
Koha e pritjes per aplikimin e bojes: min 3 dite
Rezistenca ne shtypje (28 dite): ≥ 15 N/mm2
Rezistenca ne perkulje( 28 dite): ≥ 3 N/mm2
Aftesia ngjitese ne beton (28 dite): ≥ 1 N/mm2
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1

Stuko patinimi kundra lagështirës me bazë çimento gri, rërë mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike specilale dhe aditivë specifikë i perforcuar me fibra. Karakterizohet  nga një punueshmëri e shkëlqyer, hapje shumë e mirë si në sipërfaqe horizontale ashtu dhe vertikale. Lejohet aplikimi deri në 3-5 mm trashësi per shtrese . Pas fërkimit me letër smerile jep një rifiniture të lëmuar.

Përgatitja e bazamentit

Bazamenti duhet të jetë i paster pa pluhura, vajra, bojra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i  bazamentit bëhet në mënyre mekanike ose manuale. Nëse suporti ka disnivele të mëdha atëhere duhet të bëhet nivelimi i tij.

Përgatitja e produktit

Përziejmë 6 – 6.5 l ujë të pastër me 20 kg produkt, masa e krijuar rekomandohet të përzihet me një përzieres elektrik  derisa të formohet një masë homogjene .Masa e krijuar lihet në qetësi për 5 minuta dhe rekomandohet të përzihet përsëri përpara përdorimit. .Aplikoni produktin me një mallë inoksi dhe bëni nivelimin e tij. Produkti aplikohet me dy shtresa Trashesia maximale per shtrese 3-5  mm .Konsumi 1.2 kg /m2/mm trashesi Kushtet atmosferike ndikojne në kohën e tharjes së produktit.

Përdoret për stukimin e mureve dhe tavaneve në siperfaqet e betonit për ambjente të jashtme dhe të brëndshme. Stukoja e patinimit duhet të aplikohet në temperaturë nga +5°C deri në +35°C.Ideal per mbushjen dhe riparimin e siperfaqjeve te betonit me plasaritje te vogla .Per riparimin e ristrukturimin e siperfaqjeve te demtuara gjate betonimit . Mbi siperfaqje betoni me porozitet te larte  , rekomandohet  qe perpara te aplikohet nje primer i pershtatshem dekoll.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.