Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

TECHNICAL DATA

Pamja: Pluhur
Paketimi: 25 kg
Ngjyra: Bardhë
Kokrrizimi: 0.7mm
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri.
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit.
Ujë për përzjerjen: 7-7.5  litra/thes
Temperaturat  e aplikimit: Nga 5 0C  deri ne 35 0C .
Trashësia e aplikimit: 3mm
Masa vëllimore: 1300 kg/m3
Konsumi: 1.85 kg/m2
Rezistenza në ngjeshje: 2.5 N/mm2
Rezistenza në përkulje: 1,1 N/mm2

Fino e bardhë, me bazë çimento për mure të brëndshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento–gëlqere. I papërshtatshëm për bazamente me bazë gipsi.

Fusha e aplikimit

Mbi të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento-gëlqere dhe gëlqere-çimento, etj. I përshtatshëm për bazamente me mbushje tradicionale dhe me llaçra të parapërgatitur. Shtresë dorë e dytë për rrafshimin e tavaneve, mureve të brëndshme dhe të jashtme.

Pergatitja e bazamentit

Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Bazamentet me aftësi të lartë thithje duhet të lagen paraprakisht përpara aplikimit të produktit.

Përzjeni me një përzjeres elektrik 7-8 litra ujë me një thes 25 kg Finotec në një enë të pastër, deri sa te arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni produktin në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzjejeni përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me një mallë dhe bëni nivelimin e saj, në një trashësi prej 3 mm. Pas 10-15 min fërkojeni siperfaqjen me përdaf derisa të nxirrni kokrrizën. Nuk është i aplikueshëm mbi siperfaqje gipsi. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.