Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

TECHNICAL DATA

Pamja:Pluhur
Ngjyra: Bardhe
Paketimi: Thes 25 kg ne paleta 1350 kg
Kokrrizimi: 2 mm
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri.
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Ujë për përzjerjen: 7 litra/thes
Temperaturat e aplikimit: Nga 50C  deri ne 350C .
Trashesia maksimale e aplkimit: Maksimumi sa granula më e madhe
Hapja :Grafiato 2mm, strukturë  me vija:  8 m/thes
Rezistenza në ngjeshje: 6.5 N/mm2 (EN 1015-11)
Rezistenza në përkulje: 1.7 N/mm2 (EN 1015-11)
pH i përzierjes: 12
Absorbimi i ujit: Kategoria W0 (EN 998-1)
Pershkueshmeria e avujve: 5/20 (EN 1745 )
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1 (EN 13501)

Veshje dekorative për ambjente të jashtme dhe të brëndshme me bazë çimento të bardhë. Material në formë pluhuri i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë, aditivë special, agjentë hidrofobikë dhe gëlqere të hidratuar.

Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mire, kohe e gjatë pune, aplikim i shpejtë duke krijuar një strukturë të bukur dhe të njëtrajtshme.. Është e rekomandueshme që shtresa e grafiatos të lyhet me bojë.

Fusha e aplikimit

Aplikohet mbi suvane mbushese me bazë çimento–gëlqere. Të gjitha tipet e bazamenteve trajohen më parë me rrafshuesin Ecoliner ose Bondex  .

Përgatitja e bazamentit

Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyrë mekanike. Përpara aplikimit të produktit është e nevojshme të bëhet nivelimi i të gjitha tipeve të bazamentit me rrafshuesin Ecoliner dhe te lyhet siperfaqja me astarin e Grafiatos deKoll .

Përzjeni me një përzjerës elektrik në një enë të paster me ujë produktin, derisa të arrihet një masë homogjene. Aplikoni produktin me një mallë të drejtë metalike. Më pas bëhet rrafshimi me një mallë plastike në drejtim vertikal, horizontal ose rrethor, gjithmonë në varësi të tipit të strukturës që duam të krijojmë. Pastroni veglat e punes pas përfundimit të punës. Temperaturat optimale të punimit janë nga 50C deri në 350C .

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.