Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

TECHNICAL DATA

Pamja: Pluhur
Paketimi:
Thes letre 25 kg
Ngjyra:Bardhë, Gri
Konsumi:
2.5-5 kg/m2
Magazinimi:
Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit
Masa vëllimore: 1.8 gr/cm3Djegshmëria: I padjegshëm
Ujë për përzierje: 6-7 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 12
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e korigjimit: 35-40 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
Deformueshmëria: I pa deformueshëm
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Rezistenca në shtypje: > 12 N/mm2
Forca ngjitëse në beton: > 1 N/mm²
Forca ngjitëse pas 28 ditësh (kushte normale): ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitese pas zhytjes në ujë: ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1.5 N/mm²
Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm²

Tile adhesive, cement based product
(C), with very high flexibility (S1), improved adhesive strength (2), resistant to slipping (T) and long workability time (E). It is applied for layers with a thickness up to 15 mm. Classified as C2TES1 adhesive according to standard EN 12004. Specifications: Cement based adhesive, composed of high quality carbonate and marble sands with a selected granulometry, synthetic resins and specific additives. This
high technology in the granulometric distribution and its special components, give to this product excellent features in flexibility and workability, which makes this adhesive ideal for adhesion of the marble tiles,
natural stone, granite, mosaic etc.

Specifikime: Ngjitës me bazë çimento, i përbërë nga rërë mermeri shumë cilesore me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe aditivë special të modifikuar. Teknologjia e avancuar në shpërndarjen granulometrike dhe përbërësit special i japin produktit cilësi të shkëlqyer në fleksibilitet dhe punueshmëri, çka e bën këtë ngjitës ideal për ngjitjen e pllakave të mermerit, gurit natyror, granitit, mozaikekeve.

FUSHA E APLIKIMIT

Shumë i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të mermerit, pllakave të gurit, mozaikëve, pllakave me spesor të lartë në suporte me bazë çimento, për dysheme dhe mure, në ambjente të jashtme dhe të brëndshme ku ka prani të madhe lagështie. I rekomandueshëm për fasada, tarraca, për ambjente me ngrohje qëndrore, për ambjente që janë pjesë e vibrimeve, shtypjeve të vazhdueshme, gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë (në këtë rast duhet që pllakat të jënë të qëndrueshme dhe të palevizshme), për ambjente industriale, për suporte të valëzuara dhe të paqëndrueshme (kjo si rezultat i elasticitetit dhe deformueshmërisë së lartë).

MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES

Përzieni 6-7 litra ujë të pastër me 25 kg ADESIFLEX, përzieni masën e krijuar me një përzierës elektrik deri sa të formohet një masë homogjene dhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzieni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë në kushte normale temperaturash (20°C).

PËRGATITJA E SUPORTIT

Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohën e maturimit. Përafërsisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të pakten 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike. Përpara aplkimit të produktit sipërfaqja e suportit duhet të laget në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë me të.

Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.