Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
tekno6

Dekoll përdor teknologjinë më moderne në Ballkan, e cila siguron jo vetëm cilësinë e produkteve, por eshte shumë miqësore me mjedisin dhe punonjësit. Kjo vërtetohet nga bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze në fushën e teknologjisë, LB Officine Meccaniche S.p.A. (MO – Itali), e cila ndërton fabrika dhe makineri për industrinë qeramike, përzierjen e lëndëve të para, prodhimin e pluhurave premium, trajtimin dhe magazinim e materialeve të lirshme.

Teknologjia është totalisht e automatizuar, e cila garanton cilësi maksimale dhe uniforme për të gjitha produktet.

Dekoll i kushton vëmendje të madhe vlerave të krijuara nga inxhinierët europianë në teknologji dhe standarde. Për më tepër, kjo është arsyeja pse produktet tona dallohen në çdo treg.

Laboratorët Dekoll kanë paisjet dhe teknologjinë më të fundit dhe operojnë në përputhje me misionin tonë për të qenë i pari në treg dhe për të plotësuar nevojat e tregut, duke ofruar zgjidhjet më të mira.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.